Mesfushori brazilian, Casemiro, do të bëhet bashkëlojtar me Lionel Messin te skuadra e Inter Miamit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, të shtunën ka raportuar se Miami ka arritur marrëveshje për ta transferuar Casemiron si lojtar të lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo34-vjeçari pas përfundimit të edicionit 2025/26 u largua nga skuadra e Manchester Unitedit.
Romano ka deklaruar se Casemiro kishte dëshirë të luante përkrah yllit Messit dhe t’i bashkohej projektit të Miamit. Ai pritet të nënshkruajë kontratën në javët e ardhshme.
Ish-mesfushori i njohur i Real Madridit, Casemiro, ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Mesfushori me tipare defensive pjesë e “Djajve të Kuq” ishte nga viti 2022.
Ai për një kohë të gjatë luajti edhe për “Los Blancos”.