Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Casemiro zhvillon ndeshjen e fundit në “Old Trafford”

Manchester United - Casemiro

Braziliani Casemiro e ka zhvilluar të dielën ndeshjen e fundit para tifozëve të Manchester Unitedit në “Old Trafford”.

Të dielën, Casemiro luajti deri në minutën e 81-të, ndërsa u përshëndet ngrohtësisht nga të pranishmit. Manchester Unitedi fitoi 3:2 ndaj Nottingham Forestit, në ndeshjen e parafundit të elitës angleze të futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Casemori më herët gjatë këtij viti e lajmëroi më herët largimin nga skuadra, pas përfundimit të sezonit.

Para fillimit të ndeshjes, pati edhe koreografi për të, për kontributin e dhënë në klub.

Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve në verë pritet të transferohet në ligën MLS.

Ai u transferua tek Unitedi në gusht të vitit 2022, ndërsa i ka zhvilluar 159 ndeshje në të gjitha garat dhe i realizoi 26 gola. Me Unitedin, Casemiro e ka fituar Kupën e Ligës në vitin 2023, dhe Kupën FA në vitin 2024.

Në ndeshjen e xhiros së 37-të, histori shkroi edhe kapiteni Bruno Fernandes. Kapiteni i Unitedit asistoi në golin për 3:1 të shënuar nga Bryan Mbeumo, në minutën e 76-të. Fernandes i ka 20 asistime, krahas tetë golave në këtë kampionat.

Nga 20 asistime brenda një sezoni kanë pasur edhe Thierry Henry në edicionin 2002/03 dhe Kevin De Bruyne në edicionin 2019/20.

Këtë shifër të asistimeve, kapiteni i Unitedit mund ta thyejë në ndeshjen e fundit në udhëtim te Brightoni.

Luke Shaë në minutën e pestë dhe Matheus Cunha në minutën e 55-të, i shënuan dy golat tjerë në fitore. Goli i Cunhas u pranua pas rishikimit të situatës në VAR, pasi prekja me dorë e Mbeumos fillimisht në zonë, u vlerësua natyrale nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Ndërkohë, Morato në minutën e 53-të dhe Morgan Gibbs-White në minutën e 78-të, i realizuan golat për Nottingham Forestin, që është i 16-ti me 43 pikë.

Unitedi do ta mbyll sezonin në pozitën e tretë. Aktualisht i ka 68 pikë në këtë pozitë.