Futboll

Celina asiston, AIK-u fiton një pikë

Bersant Celina

Asistimi i Bersant Celinës nuk i ka mjaftuar AIK-ut të marrë pikët e plota në “Allsvenskan” të Suedisë. 

AIK-u të mërkurën mbrëma barazoi 3:3 në udhëtim te Hackeni, në ndeshjen e xhiros së nëntë. 

Celina asistoi në golin për 1:0 të skuadrës së tij. Krahas dy golave të shënuar, për 28-vjeçarin ishte asistimi i tretë i edicionit. Ai e kompletoi ballafaqimin. 

Etrit Berisha ishte në portë te vendësit. 

AIK-u mbetet lider me 21 pikë, një më shumë se Hammarby. 

Hackeni është i teti me 11 pikë.