Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Celticu fiton sërish titullin në Skoci

Celtic

Skuadra e madhe skoceze, Celtic, është kampion sërish në Skoci.

Të shtunën, Celticu fitoi 3:1 ndaj Heartsit në xhiron e fundit të kampionatit elitar në Skoci. Është titulli i 14-të për Celticun në 15 vjetët e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte edhe ndeshja që e vendosi këtë kampionat.

Heartsit i mjaftonte barazimi në këtë ballafaqim për ta fituar titullin e parë në 66 vjet.

Celticu e mbylli kampionatin në pozitën e parë me 82 pikë, dy më shumë se Heartsi.

Rangersi përfundoi i treti me 72 pikë, ndërsa në kualifikimet e Ligës së Konferencës i bashkohet edhe Motherwelli nga pozita e katërt me 61 pikë.

1:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa Heartsi ishte në epërsi fillimisht në minutën e 43-të. Por, vendësit barazuan në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, para se ta arrinin fitoren dramatike në minutat e fundit, përkatësisht në minutën e 88-të dhe të 98-të.

Te Heartsi në bankën rezervë ishte sulmuesi shqiptar, Sabah Kerjota, por nuk e pati rastin të paraqitej në këtë ballafaqim.

Për Celticun është titulli i 56-të dhe e kalon rivalin Rangersin sa u përket titujve të fituar. Rangersi i ka 55 tituj gjithsej.

Titujt në Skoci prej vitit 1985 janë fituar nga këto dy skuadra.