Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është përballur me Rumaninë katër herë. Dy herë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe dy herë në kualifikimet për Evropianin e vitit 2024.
Në dy prej katër ndeshjeve Rumaninë e drejtoi trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu, i cili vdiq të martën mbrëma në moshën 80-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLucescu e drejtoi Rumaninë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në vitin 2024. Ndeshjen e parë më 6 tetor 2024 në Prishtinë, Rumania fitoi 3:0. Fitore rumunët arritën edhe më 15 nëntor 2024 në Bukuresht. Por me rezultat zyrtar 3:0.
Pas disa përplasjeve të lojtarëve në fushë, një grup i tifozëve rumunë nisën thirrjet “Serbia, Serbia”. Lojtarët e Kosovës vendosën të lëshojnë fushën dhe nuk u kthyen edhe kur këtë ua kërkoi gjyqtari i ndeshjes. Ndeshja ishte ndërprerë në minutat e fundit kur rezultati ishte 0:0.
Para ndeshjes së 15 nëntorit, Lucescu kishte vlerësuar lart lojtarët e Kosovës.
“Shpresoj të mos bëni shaka me Kosovën. Kosova është një ekip i jashtëzakonshëm që mund të fitojë ndaj çdo skuadre. Ata kanë lojtarë që zhvillohen në ekipe të mëdha në Evropën Perëndimore. Se nuk arritën të krijojnë një grup të fortë për shkak të shpërndarjes së tyre në vende të ndryshme, nuk do të thotë se nuk janë një ekip i mirë. Nuk ka më dallime, vetëm ne imagjinojmë”, kishte thënë më 14 nëntor 2024, Lucescu.
Por pas ndeshjes së tensionuar, Lucescu kishte akuzuar lojtarët e Kosovës.
“Unë i respektoj lojtarët e tyre, shtrëngova duart, më erdhi Muriqi, por sjellja e tyre...”, kishte thënë Lucescu në konferencë për media pas ndeshjes. “E dinim më parë se do të largoheshin nga fusha, e kishin thënë në konferencë. Publiku u soll për mrekulli. As që mund të krahasohet me atë që ishte në Prishtinë. Na hodhën sende, fishkëllenin himnin tonë...Ata shpresonin se do të dilnin nga fusha dhe do të fitonin 3:0, mungesë e tmerrshme e ferplejit’”, pati thënë Lucescu me 17 nëntor 2024.