Burnley ka shënuar gol në minutën e 93-të për ta shmangur disfatën nga Chelsea.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma ndërmjet Chelseat dhe Burnleyt përfundoi baras 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ballafaqim i takoi xhiros së 27-të të Premier Leagues angleze.
Joao Pedro e kaloi në epërsi Chelsean në minutën e katërt.
Burnleyt barazimin ia siguroi Zian Flemming i cili shënoi krejt në fund për 1:1.
Për Chelsean ishte barazimi i dytë rresht në kampionat.
Klubi londinez nga minuta e 72-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi që Wesley Fofana u përjashtua nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Te Burnley mungoi sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, për shkak të lëndimit.
Chelsea është lartë në tabelë me 45 pikë. Burnley është në pozitën e parafundit me 19 pikë. Është duke luftuar për mbijetesë.