Chelsea ka kaluar në çerekfinale të Kupës EFL me shumë vështirësi.
“Blutë” fituan 4:3 në udhëtim te Wolverhamptoni.
Andrey Santos, Tyrique George dhe Estevao shënuan për 3:0 në pjesën e parë për Chelsean.
Toluwalase Arokodare, David Moller Wolfe më pas shënuan për Wolvesin.
Liam Delap e la Chelsean me një lojtar më pak pas kartonit të dytë të verdhë, por Jamie Gittens shënoi për 4:2.
Wolfe më pas shënoi sërish për Wolverhamptonin, por nuk arriti në fund ta shmangë eliminimin.