Futboll

Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

Vetëm një gol u realizua në derbin mes Tottenham Hotspurit dhe Chelseat.

Chelsea fitoi 1:0 të shtunën në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e dhjetë të Premier Leagues.

Joao Pedro e shënoi golin e fitores për klubin londinez në minutën e 34-t.

Chelsea reagoi pas disfatës që e pësoi javën e kaluar nga Sunderlandi.

Për Tottenhamin ishte humbja e dytë rresht në të gjitha garat.

Tottenhami të mërkurën u eliminua nga EFL Cup, pasi u mposht nga Newcastle Unitedi me rezultatin 2:0.

Si Chelsea ashtu edhe Tottenhami kanë nga 17 pikë.