Estevao ka shënuar gol në minutën e 95-të për ta vendosur derbin ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit.
Chelsea e fitoi derbin e madh anglez ndaj Liverpoolit me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje u luajt të shtunën dhe i takoi javës së shtatë të Premier Leagues.
Moises Caicedo e kaloi në epërsi Chelsean në minutën e 14-të.
Liverpooli shifrat i barazoi në minutën e 63-të me golin që e shënoi Cody Gakpo.
Ishte Estevao që në fund ia siguroi fitoren e madhe Chelseat.
Për kampionin në fuqi të Anglisë, Liverpoolin, ishte disfata e tretë radhazi në të gjitha garat. Është në krizë të rezultateve.
Liverpooli me këtë humbje ka rënë në pozitën e dytë me 15 pikë. Lider është Arsenali me një pikë më shumë.
Ndërkohë Chelsea ka 11 pikë në vendin e gjashtë.