Futboll

Chelsea merr pikë në udhëtimin e vështirë

Chelsea

Chelsea ka marrë një pikë në udhëtimin shumë të vështirë te Newcastle United. 

Të shtunën në kuadër të xhiros së 17-të të elitës së futbollit anglez, Chelsea barazoi 2:2 me Newcastlen, ndonëse ishte dy gola disavantazh. 

Gjermani Nick woltemade shënoi dy herë për vendësit në minutën e katërt dhe të 20-të. 

Por golat nga kapiteni Reece James katër minuta pas pushimit dhe Joao Pedro në minutën e 66-të, shpëtuan “blutë” nga disfata. 

Me barazim, Chelsea mbetet në vendin e katërt me 29 pikë, kurse Newcastle ka 23 pikë.