Futboll

Chelsea ndalet në fund nga Brentfordi

Chelsea Brentford

Skuadra e Chelseat është ndalur në barazim 2:2 nga Brentfordi. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e katërt të Premier Leagues. 

Kevin Schade e kaloi në epërsi Brentfordin në minutën e 35-të. 

Chelsea i barazoi shifrat në minutën e 61-të me golin që e shënoi Cole Palmer. 

Moises Caicedo në minutën e 85-të e kaloi në epërsi 2:1 Chelsean. 

Por Fabio Carvalho shënoi gol krejt në fund të ndeshjes dhe e barazoi rezultatin. Ia siguroi një pikë shumë të rëndësishme Brentfordit. 

Për Chelsean ky ishte barazimi i dytë këtë edicion. Ka edhe dy fitore. 

Brentfordi ka një fitore, një barazim dhe dy humbje.