Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City barazon dhe humb hapin me Arsenalin

Man. city

Manchester City ka humbur hapin për titull të kampionit të Anglisë me Arsenalin pas barazimit 3:3 me Evertonin

Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma i takoi xhiros së 35-të të Premier Leagues së Anglisë.
Me barazim, City mbetet pesë pikë prapa liderit, Arsenalit. City ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Arsenali është lider me 76 pikë, kurse City në pozitën e dytë me 71 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e barazimit 3:3, City e realizoi në minutën e shtatë shtesë.

Golin që ia siguroi një pikë Cityt e shënoi Jeremy Doku, i cili shënoi edhe golin e parë për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Golin e parë Doku e shënoi në minutën e 43-të. 

Golin e dytë për Cityn e shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland në minutën e 83-të.

Evertoni golat i shënoi në pjesën e dytë.

Fillimisht shifrat në 1:1 Evertoni i barazoi me golin e Thierno Barryt në minutën e 68-të. Më pas realizoi dy gola tjetër. Për 2:1 golin e realizoi në minutën e 73-të, Jake O’Brien, derisa Barry e shënoi golin e dytë personal për 3:1 në minutën e 81-të. 

Evertoni është në vendin e dhjetë me 48 pikë.