Futboll

City e nis me fitore mbrojtjen e Kupën së Botës për Klube

Phil Foden

Manchester City e ka nisur me fitore mbrojtjen e Kupës së Botës për Klube falë golave të Phil Fodenit në minutën e 2-të dhe Jeremy Dokut në minutën e 42-të.

Fituesi i vitit 2023, City, të mërkurën mposhti 2:0 Wydadin.

Në ndeshjen e luajtur në Philadelphia para 37 mijë e 446 shikuesve, debutuan lojtarët e transferuar këtë verë, Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki.

Rayan Ait Nouri nuk e fitoi rastin në këtë ndeshje nga trajneri Pep Guardiola.

Rico Lewis u përjashtua me karton të kuq në minutën e 88-të. 

Kjo ndeshje i takoi grupit G. Në këtë grup janë edhe Juventusi dhe Al Ain.

Manchester City përballet me Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe në ndeshjen e dytë.