Manchester City ka vazhduar garën e fortë për titull kampioni në Angli.
City të shtunën nuk lëshoi pikë dhe e fitoi ndeshjen e vështirë në udhëtim ndaj Leeds Unitedit me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 28-të të Premier Leagues.
Sulmuesi 26-vjeçar Antoine Semenyo e realizoi golin e fitores për Cityn në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Leedsi kishte disa raste të mira shënimi por në fund nuk arriti t’i konkretizojë.
City i Pep Guardiolas është në ecuri të mirë të rezultateve. E regjistroi fitoren e gjashtë rresht në të gjitha garat.
City e zë vendin e dytë me 59 pikë. Lider është Arsenali me dy pikë më shumë.
Leedsi është poshtë në tabelë me 31 pikë.