Skuadra e Manchester Cityt është ndalur në barazim të shtunën nga skuadra e fundit në tabelën e Premier Leagues, Southamptoni.
Ndeshja Southampton – City u mbyll 0:0 dhe i takoi javës së 36-të të elitës së futbollit anglez.
Southamptoni është në vendin e fundit me vetëm 12 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
City kishte 26 tentime për gol, por që nuk i konkretizoi.
Skuadra e Pep Guardiolas e kishte edhe posedimin e topit mbi 72 për qind.
Me këtë barazim, City e rrezikon edhe zonën “Champions”.
City ka 65 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Pesë pozitat e para dërgojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Në vendin e katërt është Newcastle Unitedi me 63 pikë. Pikë të njëjta ka edhe Chelsea në pozitën e pestë.
Pozitën e këtyre skuadrave e synojnë edhe Nottingham Foresti dhe Aston Villa.