Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki kanë debutuar me gol te skuadra e Manchester Cityt.
City të shtunën mbrëma e ka mposhtur thellë 4:0 Wolverhamptonin në udhëtim në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Premier League.
Erling Haaland e realizoi golin e parë në minutën e 34-t.
Tre minuta më pas, mesfushori holandez, Tijjani Reijnders, shënoi për 2:0.
Norvegjezi Haaland e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 61-të.
Goli i fundit u realizua nga francezi Rayan Cherki në minutën e 81-të.
27-vjeçari Reijnders te City u transferua nga Milani për 55 milionë euro kurse 21-vjeçari Cherki nga Lyoni për 36 milionë euro.