Manchester City planifikon të luajë pa Jack Grealishin në kampionatin e ri. Por te City nuk do ta lënë anglezin të largohet falas.
Sipas raportimeve në Britani, City ka vendosur çmimin për Grealishin. Drejtuesit e gjigantit anglez kërkojnë 40 milionë funte për ta liruar Grealishin, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola nuk e sheh Grealishin të nevojshëm për edicionin 2025/2026.
Për futbollistin anglez kanë shprehur interesim disa klube të Premier Leagues, Serie A dhe të Arabisë Saudite.