Edhe Federata e Futbollit e Serbisë ka lëshuar njoftimin për organizimin e Evropianit U21 të vitit 2027 bashkë me Shqipërinë.
Federata serbe ka përshëndetur vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që u mor sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër dallim nga FSHF-ja, federata serbe e ka përmendur në titull faktin që Evropianin e organizon bashkë me Shqipërinë.
FSHF-ja ka shkruar se është njëra prej vendeve organizatore, por pa cekur se me cilin vend tjetër.
Serbia është përmendur vetëm në një deklaratë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka.