Kingsley Coman i ka dhënë fund aventurës dhjetëvjeçare te skuadra e Bayern Munchenit. Coman karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit arab.
Sulmuesi i njohur francez i është bashkuar Al-Nassrit nga Bayerni për 25 milionë euro. Ai do të jetë bashkëlojtar me superyllin Cristiano Ronaldo.
29-vjeçari me Al-Nassrin ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Sulmuesi i krahut të majtë me Bayernin zhvilloi 339 ndeshje. Ka shënuar 79 gola dhe ka bërë 71 asistime.
Ka fituar një Ligë të Kampionëve, nëntë tituj të Bundesligës, tre Kupa të Gjermanisë, gjashtë Superkupa të Gjermanisë, një titull të Kupës së Botës për klube dhe një Superkupë të Evropës.