Futboll

Conte nuk kishte marrëveshje me Juventusin

Antonio Conte

Antonio Conte ka insistuar se nuk ka pasur marrëveshje me Juventusin, pavarësisht raportimeve të mediumeve të ndryshme në Itali. 

Trajneri i Napolit, ekip me të cilin e fitoi titullin në Serie A javë më parë, një gjë të tillë e konfirmoi në një intervistë të gjatë dhënë për “Sky Sport Italia” të premten. 

Conte i ka edhe dy vjet kontratë me skuadrën napolitane, ku paraqitet Amir Rrahamni, kapiteni i Kosovës. 

“Ajo që më ka shqetësuar ishte se një muaj pa përfunduar sezoni kishte raportime se unë do të shkoja te Juventusi dhe do të largohesha nga Napoli. Nuk kam pasur marrëveshje me Juventusin. Të gjithëve që kanë dashur të takohen me mua u kam thënë se nuk do të flas me askënd pa biseduar me presidentin De Laurentiis”, ka deklaruar Conte. 

Conte në Serie A ka pesë tituj të fituar. 

Tre i ka me Juventusin, ndërsa nga një titull e ka fituar me Interin dhe Napolin.