Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Crystal Palacet dhe Nottingham Forestit.
Ndeshja e zhvilluar të dielën pasdite në stadiumin “Selhurst Park” u mbyll baras 1:1.
Ndeshja i takoi javës së dytë të Premier Leagues. Ismaila Sarr e kaloi në epërsi Palacen në minutën e 37-të.
Nottinghami shifrat i barazoi në minutën e 57-të me golin që e shënoi Callum Hudson-Odoi.
Për Palacen ishte barazimi i dytë rresht pasi edhe në xhiron e parë u ndal nga Chelsea 0:0.
Ndërkohë Nottinghami në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 fitoi 3:1 ndaj Brentfordit.