Marc Cucurella është duke e dëshiruar largimin nga skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar veror.
Këtë e ka bërë të ditur të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi spanjoll i ka njoftuar drejtuesit e Chelseat për vendimin e tij. Synimi kryesor i mbrojtësit të krahut të majtë është që t’i bashkohet Barcelonës.
Romano ka deklaruar se edhe Barça ka shprehur interesim për Cucurellan. Por Barça do ta transferonte Cucurellan nëse Alejandro Balde largohet nga klubi. Chelsea synon ta shesh reprezentuesin e Spanjës për një shifër rreth 50 milionë euro.
Cucurella është zhvilluar si futbollist në akademinë e Barcelonës. Ai iu bashkua Chelseat në vitin 2022 nga Brightoni për 65 milionë euro. Cucurellas kontrata me Chelsean i përfundon në vitin 2029.