Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dabiqaj, më i miri i xhiros së 11-të në Superligë

Albert Dabiqaj

Epiteti i lojtarit më të mirë të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar mesfushorit të Dritës, Albert Dabiqajt.

Dabiqaj u zgjodh më i miri nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori i skuadrës gjilanase realizoi dy gola në fitoren ndaj Prishtinës, 3:0.

“Ndeshja kundër Prishtinës është gjithmonë derbi. Ne po vinim nga 3 barazime, por dje me shumë angazhim, sakrificë dhe mund, arritëm ta mposhtim Prishtinën, me anën e punës që kemi bërë në stërvitje”, ka theksuar Dabiqaj, teksa ka folur edhe për synimet e klubit.

“Synimi ynë dihet, të shpallemi kampion dhe nuk kemi asnjë tjetër në mendje. Atmosfera në ekip është e mrekullueshme. Kemi një shtab teknik dhe lojtarë të mrekullueshëm, teksa për kryesimin dihet se sa janë të sinqertë me lojtarët. Të shpallesh më i miri i javës është privilegj dhe kënaqësi. Falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve dhe komisionin për vlerësimin. Ky çmim më jep më shumë motiv për ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Dabiqaj për faqen zyrtare të FFK-së.