Futboll

Daku shënon gol, por Rubin Kazani mposhtet thellë

Mirlind Daku

Mirlind Daku

Mirlind Daku e ka shënuar golin e vetëm për Rubin Kazanin që të shtunën pësoi  disfatë të thellë nga CSKA Moska.

Rubin Kazani u mposht në udhëtim me rezultatin 5:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së katërt të Premier Leagues së Rusisë.

Daku golin e realizoi në minutën e 40-të. Ai u paraqit deri në minutën e 85-të.

Ndërkohë bashkëlojtarët e Dakut, Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha, luajtën deri në minutën e 74-t.

Për 27-vjeçarin Daku ky ishte goli i pestë këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me një asistim.

Pas katër xhirove, Rubin Kazani ka shtatë pikë dhe renditet në pozitën e pestë.

VIDEO: