Futboll

Danimarka ruan vendin e parë

Danimarka

Danimarka ka shënuar fitore ndaj Bjellorusisë me rezultat 6:0. Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma i takoi grupit C kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Rasmus Hojlund dhe Anders Dreyer shënuan nga dy gola, kurse me nga një gol në fitoren e thellë kontribuan edhe Victor Froholdt dhe Patrick Dorgu.

Me fitore, Danimarka ka ruajtur vendin e parë. Ka shtatë pikë nga tri ndeshje. Pikë të njëjta ka edhe Skocia e vendit të dytë, kurse Greqia mbetet në vendin e tretë me tri pikë. 

Bjellorusia është e fundit pa pikë.