Ëndrra e sulmuesit të Lille, Jonathan David, është të luajë për skuadrën e Barcelonës.
Kanadezi David në një intervistë për “The Athletic” deklaroi se Barça është skuadra të cilën e ka shikuar duke u rritur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Barcelona është skuadra që e kam shikuar që nga fëmijëria. Është ëndërr të luash për Barçën”, ka thënë David.
Kontrata me Lillen, sulmuesit kanadez i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.
Mësohet se Davidi nuk do ta rinovojë kontratën me klubin francez.
Davidi së bashku me sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova, janë shumë të rëndësishëm te Lille.
24-vjeçari David në 19 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë dy asistime.