Federata spanjolle e futbollit të hënën ka njoftuar për rinovimin e kontratës së përzgjedhësit Luis de la Fuente.
Luis de la Fuente do të jetë në krye të përfaqësueses së Spanjës deri në vitin 2028.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo63-vjeçari De la Fuente e udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Evropianin “Gjermania 2024”.
Drejtimin e Spanjës e mori në verën e vitit 2023.
Deri më tani e ka udhëhequr përfaqësuesen në 27 ndeshje duke regjistruar 23 fitore, dy barazime dhe dy humbje.
De la Fuente e drejtoi Spanjën edhe për një periudhë të shkurtër, nga qershori i vitit 2021 deri në muajin gusht të atij viti.
Po ashtu ka qenë selektor i grupmoshave të reja të Spanjës.