Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Vesel Demaku, e ka nisur sezonin në Austri me asistim.
Në kuadër të xhiros së parë, Demaku asistoi në fitoren 2:0 të Altachut ndaj Wolfsbergerit.
25-vjeçari asistoi te goli i dytë të cilin e realizoi Alexander Gorgon në minutën e 84-t.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u zëvendësua krejt në fund të ndeshjes ndërsa bashkëlojtari i tij, Anteo Fetahu, në lojë u inkuadrua në minutën e 85-të.
Te Wolfsbergeri nga minuta e 64-t u paraqit Donis Avdijaj.
Demaku me Kosovën ka zhvilluar tri ndeshje.
Në të kaluarën është paraqitur për të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë.