Futboll

“Dëmi më i madh moral”, babai i Yamalit kritikon fitoren e “çuditshme” të Dembeles

Lamine Yamal

Foto: Associated Press

Babai i Lamine Yamalit e ka vlerësuar të padrejtë fitoren e Ousmane Dembeles në garën për Topin e Artë.

Supertalenti i Barcelonës ishte i dyti, pas francezit Dembele. Ceremonia e Topit të Artë u mbajt të hënën mbrëma.

“Duhet të themi që diçka shumë e çuditshme ndodhi këtu”, ka thënë babai i Lamine Yamalit, Mounir, për “El Chiringuito”.

“Mendoj se kjo  është më e madhja, jo grabitje, nuk do ta them këtë, por dëmi më i madh moral ndaj një qenieje njerëzore. Sepse besoj se Lamine është bindshëm lojtari më i mirë në botë, me një diferencë të madhe. Jo pse është djali im, por sepse është lojtari më i mirë në botë. Nuk mendoj se ai ka rivalë”, ka theksuar babai i yllit 18-vjeçar.