Sparta Praga e ka fituar me rezultat zyrtar, 3:0, derbin e ndërprerë ndaj Slavia Pragës.
Derbi i së shtunës në futbollin çek u ndërpre pak para fundit, kur Slavia ishte duke fituar 3:2. Ky rezultat i mjaftonte Slavias për ta fituar titullin. Por tifozët e kësaj skuadre u futën në fushë dhe ndër të tjera sulmuan lojtarët e Sparta Pragës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIncidenti i rëndë bëri bujë, ndërsa vendimet u morën të martën.
Sparta fitoi me rezultatin 3:0. Slavia do t’i luajë pa shikues katër ndeshjet e ardhshme si vendase.
Slavisë i është dhënë edhe dënimi më i rëndë i mundshëm financiar prej 41 mijë eurove.
Një gjobë financiare i është caktuar edhe Sparta Pragës për shkeljet e bëra nga tifozët e saj. Pjesë e Sparta Pragës është Albion Rrahmani.