Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray e fiton derbin e zjarrtë, i afrohet titullit

galatasaray

Galatasaray e ka fituar thellë derbin e zjarrtë të Turqisë. Të dielën mposhti në shtëpi Fenerbahçen me rezultat 3:0.

Ndeshja Galatasaray – Fenerbahçe i takoi xhiros së 31-të të Superligës së Turqisë. Ndeshja derbi nisi mirë për Fenerin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, Talisca i Fenerbahçes humbi penallti në minutën e 14-të.

Galatsaray e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë. Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Victor Osimhen. 

Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Fenerin. Në minutën e 62-të portieri Ederson u përjashtua me karton të kuq.

Barish Yilmaz shënoi për 2:0 në minutën e 67-të, derisa Lucas Torreiera shënoi golin e tretë për rezultatin përfundimtar, 3:0.

Ai realizoi për 3:0 në minutën e 83-të. Galatasaray i afrohet edhe më shumë titullit pas fitores në derbi.

Galata është liderë me 74 pikë, shtatë më shumë se Fenerbahçe.

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të edicionit aktual në Superligën e Turqisë.


Derbi i zjarrtë: Galatasaray në epërsi ndaj Fenerhahçes

Galatasaray e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes derbi të Turqisë kundër Fenerbahçes.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi sulmuesi i Galatasarayt, Victor Osimhen në minutën e 40-të.

Braziliani i Fenerbahçes, Talisca humbi penallti në minutën e 13-të.

Derbi i zjarrtë i takon xhiros së 31-të të Superligës së Turqisë.

Galatasaray është në vendin e parë, kurse Fenerbahçe në pozitën e dytë.

Me fitore, Galatasaray do të bënte hap të madh drejt titullit. Nëse Feneri fiton, atëherë do t’i afrohej një pikë Galatsarayt.