Futboll

Dështon sërish Atletico Madridi në La Liga

Atletico Madridi

Pas disfatës që e pësoi në xhiron e parë nga Espanyoli, Atletico Madridi ka dëshpëruar sërish në La Liga. 

Atletico të shtunën mbrëma barazoi 1:1 me Elchen në shtëpi. 

Kjo ndeshje i takoi javës së dytë të elitës së futbollit spanjoll. 

Alexander Sorloth e kaloi në epërsi Atleticon në minutën e tetë. Por reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë. 

Shtatë minuta më pas, Rafa Mir, i barazoi shifrat. 

Për Elchen ishte barazimi i dytë rresht pasi edhe në xhiron e parë barazoi 1:1 me Real Betisin në shtëpi.