Futboll

Dhunë në finalen e Kupës së Kolumbisë, lëndohen 59 persona

Dhunë në finalen e Kupës së Kolumbisë, lëndohen 59 persona

Plot 59 persona janë lënduar pas përplasjes së tifozëve rivalë në finalen e Kupës së Kolumbisë në Medellin. 

Dhuna u përhap në “Estadio Atanasio Girardot”, pas fitores 1:0 të Atletico Nacional ndaj rivalit Deportivo Independiente Medellin, në ndeshjen kthyese. Të dyja skuadrat e shfrytëzojnë të të njëjtit stadium. 

Tifozët kanë hyrë në fushë pas vërshëllimës së fundit, disa prej tyre të pajisur me fishekzjarrë, ndërsa policia u mundua të vendoste rend.

Shtatë zyrtarë policorë ishin në mesin e të lënduarve. 

Gazeta lokale “El Colombiano” raportoi për dëme në stadium po ashtu, me karrige të shkatërruara e me pjesë të ndryshme të fushës të djegura. 

Edhe para nisjes së ndeshjes pati telashe. Ballafaqimi kishte nisur me 14 minuta vonesë për shkak se nuk kishte pamje të qartë pas fishekzjarrëve të shumta. 

Tifozët mysafirë ndalohen të marrin pjesë në ndeshjet në Kolumbi për të parandaluar dhunë të tillë. 

Por, autoritetet në Medellin kishin lejuar që të dyja tifozëritë të ishin të pranishme për këtë derbi, për ta promovuar paqen në futboll. 

Një gjë e tillë nuk ndodhi në fund.