Futbollisti i talentuar shqiptar, Lorent Talla, është duke u kërkuar nga disa klube në Angli dhe në Francë, ka raportuar “EFL Analysis”.
Futbollisti i Queens Park Rangers në Championshipin anglez luan në pozitën e mesfushorit ofensiv. Ai është pjesë e QPR-së që nga mosha 12-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka shkruar “EFL Analysis”, Swansea City dhe Cardiff City janë skuadrat angleze të interesuara për Tallën. Ndër të interesuarit për të janë edhe dy skuadrat nga Ligue 1 në Francë, Strasbourgu dhe Reims.
Sipas artikullit të publikuar, 20-vjeçari që ka pasur paraqitje për Kosovën U19, ka pasur vetëm një paraqitje sivjet në ekipin e parë të QPR-së për shkak të lëndimeve të pësuara.
Megjithatë, ai ka regjistruar tri asistime në gjashtë paraqitje për QPR-në U21. Ai po hyn në vitin e fundit me kontratën aktuale dhe nuk ka diskutime për zgjatje.
Shefi ekzekutiv i QPR-së, Christian Nourry, pati vlerësuar lartë futbollistin kur ai hyri në ekipin e parë.
“Lorenti ka punuar shumë për të arritur këtë hap dhe ka potencial serioz si numër 10. Deri në ardhjen time këtu, ai identifikohej si lojtar me atributet e duhura për të vazhduar përpara. Por puna më e madhe e pret”, pati deklaruar Nourry.
Talla është paraqitur tre herë në vitin 2023 për Kosovën U19. Dy paraqitje i ka pasur edhe për Shqipërinë U19.