Futboll

Dortmundi e Monterrey synojnë kalim në çerekfinale

Dortmund

Në natën mes të martës e së mërkurës do të mësohet çerekfinalisti i fundit i Kupës së Botës për klube. Në ndeshjen e fundit të një të tetës së finales të turneut që po zhvillohet në SHBA, do të përballen Borussia Dortmundi dhe Monterrey. Kjo ndeshje luhet stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta.

Dortmundi e kaloi grupin F me dy fitore e një barazim. Humbje nuk pati as skuadra e Monterreyt. Pati dy barazime dhe një fitore në Grupin E.

Ky është takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave. Por historikisht evropianët kanë dominuar kundërshtarët meksikanë në Kupën e Botës.

Dortmundi shënoi të paktën tre gola në shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit. Monterrey nuk ka pësuar më shumë se dy gola në një ndeshje të vetme që nga janari.