Futboll

Dortmundi të martën kundër ekipit të njohur brazilian

Borussia Dortmund

Një nga dy ekipet pjesëmarrëse të Bundesligës në Kupën e Botës për Klube do ta nisë garën të martën. Borussia Dortmundi do të përballet me dy herë kampionen e Brazilit, Fluminese. Dy ekipet nuk janë takuar kurrë më parë. Ndeshja Fluminese – Dortmund luhet të martën nga ora 18:00 në stadiumin “MetLife”, që ka kapacitet prej 82 mijë e 566 vendeve. Dortmundi dhe Fluminese janë pjesë e grupit F.

Dortmundi, ashtu si rivali i Bundesligës, Bayerni, shfrytëzoi afatin kalimtar për të siguruar disa lojtarë për turneun që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jobe Bellingham është njëri prej tyre. Vëllai i vogël e Jude Bellinghamit të Real Madridit nuk iu bashkua Anglisë U21 për “Euro U21”, ndërsa pritet të jetë në formacionin startues në ndeshjen ndaj klubit brazilian. Mesfushorët Emre Çan dhe Salih Ozçan mungojnë shkaku lëndimeve. Por Dortmundi pritet të ndjekë shembullin e Bayernit dhe të aktivizojë lojtarët më të mirë në ndeshjen e parë. Bayerni shkatërroi Auckland Cityn me rezultat 10:0.

Ndeshja River Plate – Urawa Reds luhet nga ora 21:00 dhe i takon grupit E. Në këtë grup është edhe Interi.

Interi luan të mërkurën kundër Monterreyt.