Skuadra e Drenicës ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Drenica eliminoi Trepçën nga Kupa pas ekzekutimit të penalltive. 120 minutat e ndeshjes përfunduan pa gola, ndërsa më të saktë gjatë ekzekutimit të penalltive ishin futbollistët e Drenicës. Fituan 4:2.
Trepça – Drenica ishte ndeshja e parë e një të tetës së finales së Kupës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje u zhvillua të martën në Mitrovicë.
Të dy skuadrat garojnë në Ligën e Parë.
Të mërkurën janë ndeshjet: Vëllaznimi – Gjilani, Llapi – Vushtrria, Prishtina – Suhareka 23, Drita – Dukagjini dhe Dinamo – Malisheva.
Ky rreth garash mbyllet të enjten me takimin Feronikeli 74 – Prishtina e Re dhe Ferizaj – Rilindja 1974.