Skuadra e Drenicës është kthyer në Superligë si kampione e Grupit A të Ligës së Parë. Drenica të shtunën e siguroi titullin e kampionit pas fitores ndaj Istogut.
Drenica e mposhti në shtëpi Istogun me rezultatin e thellë 3:0 në ndeshjen që i takoi javës së 26-të.
Të tre golat për Drenicën i realizoi sulmuesi Igball Jashari.
19-vjeçari Jashari golin e parë e realizoi në minutën e nëntë, të dytin e shënoi dy minuta më pas dhe “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 51-të.
Një xhiro para fundit, Drenica e mban pozitën e parë me 55 pikë. Drenica xhiron e fundit përballet me Rahovecin në udhëtim.
Në pozitën e dytë është Liria me 48 pikë. Vendi i dytë në grup dërgon në barazhin e Ligës së Parë.