Liridon Balaj ka përforcuar kampionen e Kosovës në futboll, Dritën e Gjilanit.
Drita të hënën njoftoi për angazhimin e Balajt, që deri më tani ishte te Skënderbeu i Korçës në Shqipëri.
Ai më herët ka luajtur për Besën e Pejës e po ashtu për disa skuadra në Zvicër, kryesisht në kategorinë e dytë.
Balaj ka firmosur për dy vjet me klubin gjilanas, që do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.