Një orë pasi prezantoi, Mamadou Ben Zidane, kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka njoftuar se është përforcuar edhe me Jorgo Pëllumbin.
Pëllumbi 25-vjeçar ishte pa skuadër, ndërsa më herët ka luajtur për klube kroate, hungareze. Në Shqipëri ai ka luajtur për Skënderbeun dhe Kukësin.
“Njihet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në fushë”, shkruan ndër të tjera kampionia e Kosovës.
Ai luan si qendërmbrojtës. Ka luajtur 15 ndeshje për Shqipërinë U21.