Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita synon fitore në përballjen historike ndaj Celjes në “Fadil Vokrri”

Drita

Skuadra gjilanase, Drita, do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit dhe të futbollit kosovar, teksa përballet me kampionin slloven Celje në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës. Takimi zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo sfidë konsiderohet historike, pasi për herë të parë një ekip nga Kosova ka arritur në fazën e plejofit të një gare evropiane të organizuar nga UEFA. Një rezultat pozitiv do ta afronte Dritën edhe më shumë me një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër, duke shkruar kapitull të ri për futbollin vendor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drita e përfundoi fazën e ligës në Ligën e Konferencës në vendin e 20-të me tetë pikë, duke siguruar kualifikimin mes konkurrencës së fortë evropiane. Forma në Evropë i ka dhënë ekipit besim shtesë, ndonëse paralelisht po zhvillon një garë të fortë edhe në Superligën e Kosovës, ku aktualisht renditet e treta me 35 pikë – vetëm një pikë më pak se Ballkani dhe Prishtina që kryesojnë tabelën.

Në anën tjetër, Celje përfundoi në vendin e 13-të me 10 pikë. Celje vjen në këtë përballje si lider bindës i kampionatit slloven. Skuadra kryeson elitën e futbollit në Slloveni me 50 pikë, 12 më shumë se Maribor dhe Koper që e ndjekin me nga 38 pikë.