Futboll

Drita transferon dy futbollistë nga Gana

Mike Arthur dhe Morris Fuseini te Drita

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, ka transferuar dy futbollist nga Gana. 

Drita të martën ka njoftuar se Mike Arthur dhe Morris Fuseini janë përforcimet më të reja të skuadrës. 
Arthur luan si sulmues i krahut të djathtë kurse Fuseini si mbrojtës i djathtë. 

18-vjeçari Arthur te Drita është transferuar nga akademia e klubit United Black Eagles Sporting Club kurse 19-vjeçari Morris nga ekipi elitar nga Gana, Pro Players Soccer Accadamy. 

“FC DRITA ka kënaqësinë të ju njoftojë me dy lojtarët e ri të klubit Mike Arthur dhe Morris Fuseini nga Gana. Marrëveshja mes klubit dhe lojtarëve është arritur gjatë afatit kalimtarë të verës por për shkak të vonesës me viza, lojtarët sot janë prezantuar nga drejtori sportivë Valon Zymberi dhe tani janë bashkuar me ekipin”, ka shkruar Drita.