Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve

Një person është arrestuar në rajonin e Prizrenit të enjten në një aksion të autoriteteve të Kosovës e të hetuar në bashkëpunim me autoritetet amerikane.

Sipas njoftimit nga Policia dhe Prokuroria Speciale, i arrestuari dyshohet se ka keqpërdorur kartela bankare dhe personale, kryesisht të shtetasve amerikanë, dhe i ka vënë në dispozicion në platforma online. 

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. 

Në komunikatë është theksuar se rasti po hetohet dhe se veprimet e ardhshme do të merren në bashkërendim me autoritetet e SHBA-së.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.