Dukagjini i Klinës e ka fituar “finalen e parë” kundër Ferizajt të enjten pasdite.
Klinasit fituan në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat 2:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDukagjini fitoi me golat e realizuar nga Hekuran Berisha në minutën e 41-të dhe Dienit Isufit në minutën e 51-të.
Golin e nderit për Ferizajn e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e fundit.
Ferizaj nga minuta e 78-të luajti me një lojtarë më pak në fushë.
Me karton të kuq u përjashtua Ruben Cornelious.
Me fitore, Dukagjini i është larguar edhe më shumë zonës së barazhit dhe rënies direkt nga elita.
Dukagjini është në vendin e gjashtë me 41 pikë.
Ferizaj është i parafundit me 33 pikë, tri pikë më pak se Llapi i vendit të tetë.
Vendi i tetë do të paraqitet në barazh për mbetje në elitë.
Ferizaj e Dukagjini do të përballen edhe në finale të Kupës së Kosovës më 21 maj në “Fadil Vokrri”.