Kastriot Imeri ka kontribuar me dy asistime në fitoren e skuadrës së Thunit ndaj Zurichut.
Thuni të shtunën mbrëma fitoi me përmbysje të rezultatit, 4:2, në ndeshjen dramatike që i takoi javës së 19-të të elitës së futbollit zviceran.
Mesfushori Imeri në lojë te Thuni u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë, kurse asistimin e parë e bëri te goli për 2:2 të cilin e realizoi Marco Burki në minutën e 65-të. Ai asistoi edhe te goli i epërsisë 3:2 në minutën e 85-të. Realizatori i golit ishte Christopher Ibayi.
Ndërsa për Zurichun gol shënoi mbrojtësi Lindrit Kamberi. 26-vjeçari Kamberi e shënoi golin e parë për Zurichun.
Te Thuni u paraqit edhe Valmir Matoshi që luajti vetëm në 45 minutat e para.
Kamberi te Zurichu e kompletoi ndeshjen, kurse bashkëlojtari i tij, Bledian Krasniqi, në lojë u inkuadrua në minutën e 60-të.
25-vjeçari Imeri këtë edicion ka dy gola dhe tri asistime. Ndërsa Kamberi ka dy gola.