Futboll

Dy gola të futbollistit me prejardhje shqiptare në fitoren e Malmos

Sead Hakshabanovq

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Sead Hakshabanoviq, ka shënuar dy gola për Malmon në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Evropës. 

Malmo fitoi 3:0 ndaj Sigma Olomouc të Republikës së Çekisë. 

Hakshabanoiviqi shënoi në minutën e tetë dhe të 43-të. 

Në minutën e 92-të shënoi edhe Lasse Johnsen. Ndeshja kthyese luhet pas një jave.