Muhamet Hyseni mori duartrokitjet e shikuesve të Llapit pas largimit nga fusha në minutën e 92-të të ndeshjes kundër Drenicës.
Katër minuta para se të zëvendësohej, sulmuesi Hyseni shënoi golin e fitores për Llapin në ndeshjen dramatike të javës së dhjetë të Superligës që u zhvillua të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapi e fitoi 4:3 ndeshjen e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Tri golat tjerë për Llapin i shënuan Ilir Blakqori (4’), Alex Gnapi (20’) e Edon Zeiqi (77’).
Për Drenicën dy gola i shënoi Kreshnik Uka (5’, 59’) dhe Jeton Krasniqi (43’).
Drenica në minutën e 68-të humbi penallti. Gjuajtjen e Igball Jasharit e priti portieri i Llapit, Marijan Çoriq.
Për llapjanët ishte fitorja e tretë këtë edicion. Zë vendin e pestë me 13 pikë, sa ka edhe Malisheva një pozitë më poshtë.
Drenica bie në vendin e shtatë me 11 pikë. Pikë të njëjta me Drenicën ka edhe Gjilani në vendin e tetë.
Shënohet goli i gjashtë në “Zahir Pajaziti”
Llapi e ka barazuar rezultatin në 3:3 ndaj Drenicës.
Plot gjashtë gola janë shënuar deri më tani kur është duke u zhvilluar minuta e 81-të. Golin e tretë për Llapin e shënoi Edon Sadriu.
Drenica humb penallti
Drenica ka humbur penallti në minutën e 68-të.
Igball Jashari e kishte mundësinë që të realizonte për 4:2 por goditjen e tij e priti portieri i Llapit, Marijan Çoriq.
Uka e kalon në epërsi Drenicën ndaj Llapit
Uka e kalon në epërsi Drenicën ndaj Llapit
Kreshnik Uka e ka kaluar në epërsi 3:2 Drenicën ndaj Llapit.
Uka e realizoi golin e tretë për Drenicën në minutën e 59-të.
Sulmuesi Uka e shënoi edhe golin e parë.
Mbyllet baras pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”
Ka përfunduar baras 2:2 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Drenicës
Ilir Blakçori në minutën e tretë e kaloi në epërsi Llapin. Dy minuta më pas, Kreshnik Uka, i barazoi shifrat.
Axel Gnapi në minutën e 19-të realizoi për 2:1 në të mirë të Llapit.
Drenica rezultatin në 2:2 e barazoi në minutën e 43-të me golin që e shënoi Jeton Krasniqi.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi kthen epërsinë
Llapi e ka kthyer epërsinë 2:1 ndaj Drenicës.
Golin e dytë për Llapin e ka shënuar Axel Gnapi në minutën e katërt.
Dy gola të shpejtë në “Zahir Pajaziti”
Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndërmjet Llapit dhe Drenicës.
Ilir Blakçori në minutën e tretë e kaloi në epërsi Llapin.
Por Kreshnik Uka dy minuta më pas i barazoi shifrat.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.