Futboll

Natë magjike për Shaqirin, Baseli afër titullit

Xherdan Shaqiri

Përditësim 22:26 - Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti kanë shkëlqyer sërish në fitoren e Baselit. 

Baseli është shumë afër që ta sigurojë titullin e kampionit në Superligën e Zvicrës pas fitores 5:2 ndaj Luganos. 

Ndeshja e plejfoit ndërmjet Luganos dhe Baselit u zhvillua të shtunën mbrëma. 

Në Sueprligën e Zvicrës kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund. 

Baseli e mban pozitën e parë me 67 pikë. Baseli mund të shpallet kampion të dielën nëse Servette barazon me Young Boysin. 

Uran Bislimi i kaloi në epërsi vendësit në minutën e tretë. Ajeti i barazoi shifrat në minutën e pestë. Ajeti në minutën e 42-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. 

Shaqiri më pas i realizoi tre golat e tjerë për Baselin. Fillimisht në minutën e 48-të e realizoi golin e epërsisë për 2:1. Tre minuta më pas, Shaqiri shënoi për 3:1 dhe për 4:1 realizoi në minutën e 58-të. 

Golin e pestë për mysafirët e realizoi Leo Leroy në minutën e 61-të. 

Anto Grgic e shënoi golin e dytë për Luganon në minutën e 69-të. 

Shaqiri luajti deri në minutën e 90-të. 

Te Lugano ndeshjen e kompletuan Albian Hajdari dhe Bislimi kurse Shkëlqim Vladi u paraqit nga minuta e 79-të. 

Shaqiri është duke kaluar formë shumë të mirë. Në 35 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me 20 gola dhe 21 asistime.


Super Xherdan Shaqiri, shënon hat-trick për 10 minuta

Përditësim 21:45 - Xherdan Shaqiri ka realizuar “hat-trick” brenda dhjetë minutave ndaj Luganos. 

Baseli është duke e mposhtur 5:1 Luganon në ndeshjen e plejofit. 

Shaqiri golin e parë e realizoi në minutën e 48-të, tre minuta më pas e realizoi të dytin kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 58-të. 

Golin e parë për Baselin e realizoi Albian Ajeti. Ajeti është ndëshkuar edhe me karton të kuq.


Dy gola të shpejtë nga shqiptarët në derbin e Zvicrës

Është duke u zhvilluar ndeshja e plejofit ndërmjet Luganos dhe Baselit.

Uran Bislimi e kaloi në epërsi Luganon në minutën e tretë.

Dy minuta më pas, Albian Ajeti, i barazoi shifrat. Aktualisht rezultati është 1:1.