Futboll

Edhe një paraqitje shumë e mirë e Laçit

l

Qazim Laçi ka pasur tjetër paraqitje shumë të mirë në kampionatin elitar të Turqisë me skuadrën e Rizesporit. 

Rizespori të shtunën pasdite fitoi bindshëm 3:0 në shtëpi ndaj Eyupsporit, ndërsa Laçi kontribuoi me gol të shënuar. 

Ndeshja i takoi xhiros së 16-të. 

29-vjeçari e realizoi golin e parë në ndeshje, ndërsa luajti deri në minutën e 68-të. Në minutën e 68-të në lojë te Rizespori u inkuadrua Altin Zeqiri, sulmuesi kosovar. 

Laçi në ndeshjen e kaluar asistoi në barazimin 1:1 me Konyasporin. 

Ai tani ka dy gola të shënuar e tri asistime. 

Rizespori ka 18 pikë pas 16 ndeshjeve të luajtura.