Futboll

Edhe një tjetër befasi në Kupën e Mbretit

Getafe

Edhe një tjetër befasi ka ndodhur në Kupën e Mbretit, dhe një tjetër skuadër e La Ligas është eliminuar nga gara.

Pas eliminimit të Sevillas, Celta Vigos, Villarrealit e Mallorcas, radha ishte për Getafen.

Getafe të enjten mbrëma humbi 3:1 në udhëtim te Burgos e kategorisë së dytë në futbollin spanjoll.

Alex Sancris shënoi për 1:0 për mysafirët, por vendësit u kthyen me golin e David Gonzalez Ballesterosit nga penalltia dhe dy golave të Inigo Cordobas në pjesën e dytë.